Opinion nga: Abdullah Prapashtica ne lidhje me shkrimin e
AVOKATIMI NË ANËN E KOZA NOSTRËS I NGJAN KOHËS SË AL KAPONËS TË VITIT 1930 NË ÇIKAGO!
Në këtë që parashtron Halil Çadraku kam besua edhe unë deri sa kaluan 3 vite pas Konferencës së Rambujesë të 1999, dhe kur premtimi se do të mbahet Referendumi për Vetëvendosje doli mashtrim – doli tradhti e përbashkët e GNS – Grupit për Negociata me Serbinë dhe e G – 6 (Franca, Rusia, Italia, Gjermani, Britania e Madhe dhe SHBA) që ishte Organizatore e Konferencës së Rambujesë, unë isha para dilemës se a të eci bashkë me t´a dhe të pasurohem MATERIALISHT e të VARFROHEM MORALISHT apo të vazhdoi të eci rrugës së pa asfaltuar të lirisë!
Unë e pashë se rruga e tyre nuk ishte rruga e jetës time dhe u detyrova të ndryshoj qëndrimin ndaj tyre, sepse ata e ndryshuan qëndrimin ndaj atdheut te vet! Deri atëherë kisha me vdek për t´a!
Unë nuk isha i vetmi që u distancova nga kjo klikë! Por, edhe ashtu Brukseli përmes të vasalve vendor i eliminoi nga institucionet të gjithë elementet patriotik, duke fillua prej Adem Demaçit dhe deri te eprori e ushtari i fundit që nuk i nënshtrohej diktaturës totalitar të Bashkimit Europian e cila zbatohj për mes të UNMIK-ut e EULEX-it, me akuzë se janë “… të papërshtatshëm moralo-politikisht për komunikim me ndërkombetarët…”(me diktatorët)!
Sa mirë kishte me qenë sikur kjo çka thotë Halili pa sherr, të ishte e vërtetë!
Por, Lista e fakteve që e dëshmojnë të kundërtën është tepër e gjatë dhe tepër e dhimbshme!
Në Rambuje, nga GNS u nënshkrua sovraniteti koloniali Serbisë mbi Kosovën dhe shpartallimi UÇK-ës! Dhe po të e nënshkruante edhe pala serbe Marrëveshje e Rambujesë, sot Ushtria e Serbisë do të ishte prapë në Qafën e Morinës, dhe atë në përkrahje të NATO-s!
Apropo, NATO e nënshkroi një Marrëveshje me Serbinë e Milloshviqit në Kumanovë në qershor 1999, për Kosovën pa Kosovën e pa pranin e UÇK- ës dhe pasi që hyri në Kosovë, pasi që UÇK-ëja e dëboi Ushtrinë e Serbisë nga Kosova, NATO i morri Ditarët e Luftës nga SHP i UÇK-ës dhe ia dorëzoi Serbisë!
Ahhhaaa, Apropo, kur jemi te Qafa e Morinës, duhet të themi se sot në Qafën e Morinës janë instalua në prita të kusarëve bandat kriminale të klanit të Thaqite të Pacollit, ku ndaj mërgimtarëve po organizohet sistematikisht reketim e plaçkitje e armatosur edhe me ndihemën e policisë kufitare edhe me licence për hajni nga Banka Qëndrore e me leje të Qeverisë, ku me paratë e plaçkitura nga mërgimtarët po i mbushin gjepat e vete sigurimet e tyre private!
Sjella e tyre ndaj Kosovës është shabllon i sjelljeve të “shkollës” së Arkanit – plaçkit krejt çka mundesh.
Tani kur ata po veprojnë bashkë në koalicion me Listën e Çetnikëve të Serbisë dhe me LKJ – LDK titiste të Rugovës, është kompletua skema kriminale!
Krijimi i Gjykatës Speciale të Brukselit kundër UÇK-ës refuzimi i miratimit të Rezolutës për dënimin e krimeve serbe në Kosove, refuzimi i miratimit të Rezolutës për embargo në prodhimet Serbisë, miratimi i Planit antisshqipta të Ahtisaarit, burgosja e Azem Syles nën uheheqjen e tyre, e shumë e shumë krime tjera gjenden në listën e pafund të krimeve të kësaj klike, që e ka uzurpua pushtetin qe 17 vite dhe që me Kosovën po sillet si me pas pronë private të vetën!
Halilit kisha me i thanë se para fakteve kokëforta vetëm i vdekuri nuk e ndryshon mendimin! Analistët që e thonë të vërtetën për krimet e vërteta të kësaj klike reaksionare do të bënin krime nëse do t´i fshehin krimet e tyre! Ndërsa analistet që kësaj klike ia veshin krimet që ajo nuk i ka bë me te vërtetë, janë në anën e tyre njësoj si ata që ato krime mundohen t´ua mbulojnë!
Para vitit 1999 Kombi Shqiptar dhe Atdheu i ynë ishte i ndare në 3 shtete, si pasojë e Kongresit e Berlinit të 1878 e të Konferencës së Ambasadorëve në Londër te 1913.
Ndërsa si pasoj e Konferencës së Rambujesë të vitit 1999, sot Kombi Shqiptar dhe Atdheu i ynë u nda në 6 shtete!
Ish KSA e Kosovës u aneksua nga Bashkimi Europian – Eurosovjetik, ndërsa krahinat tjera mbeten të ndara e nën sundimin e Malit të Zi, të Serbisë Zi, të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Greqisë!
Se çka ndodhi me Kosovën pas 1999 e dini vet!
The post AVOKATIMI NË ANËN E KOZA NOSTRËS I NGJAN KOHËS SË AL KAPONËS TË VITIT 1930 NË ÇIKAGO! appeared first on .