Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

SPORTI, OLIMPIADAT, POLITIKA DHE… RRËFENJA E KRIJIMIT TË NJË KOMBI TË RI! Autor Bujar Kule

$
0
0

Parisi, Brukseli, Madridi, të kënaqur me emrin OLALA të shtetit dhe atë OLELE të “kombit të ri”, që aq shumë i ngjante thirrjes “OLE!” të spanjollëve dhe asaj “O La La!” të frëngjisht folësve, do ti dhuronin Olelezëve një flamur të ri fringo, të cilin, nga ajo ditë e tutje, Olelezët duhej ta valëvisnin mbi krye në vend të flamurit me shkabë të zezë që kishte përfaqësuar etërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre.

Dhe ç’flamur pa…

Tjetër më të bukur, nuk kishte ku të gjeje!

Ishte i kaltër si qielli. Në qendër ishte vijëzuar harta e krahinave ku jetonin lalët dhe labët që ndriçohej nga drita e shtatë yjeve vezullues.

Veç flamurit, fuqitë e mëdha i dhuruan Olelezëve edhe një kushtetutë të shkruar nga një grup ekspertësh evropian, ku, në krye fare, me shkronja të mëdha, shkruhej se;

 

  1. Olelezëve u ndalohet të ribashkojnë vendin e tyre me Shqipërinë.
  2. Vrasja e një njeriu, dënohet nga ligji, po aq sa edhe vrasja e një qeni.

 

Përtej dyshimeve nëse, nenin e dytë të kushtetutës së tyre, ekspertët kostitucionalist të Evropës e kishin shkruar të nxitur nga dashuria për kafshët apo nga mospërfillja për vlerën që kishte për ta,  jeta e një olelezi, olelezët me këngë e me valle, me olelera dhe tralalara, e shpallën ditën e ardhjes së kushtetutës nga Evropa, festë kombëtare.

Të pajisur kësisoj me flamur dhe kushtetutë, olelezët vendosën njëzëri që kishte ardhur koha ta përfaqësonin denjësisht kombin e tyre të ri në veprimtarit sportive ndërkombëtare sepse, në ato politike siç ishte Lidhja e Kombeve, Evropa ja u kishte ndaluar hyrjen.

Deri kur?

Eh! Këtë Olelezët nuk e dinin!

“Ndoshta kurrë, ose ndoshta nesër. Varet nga sjellja juaj”, i ishte përgjigjur Evropa.

Kështu ndodhi që olelezët, edhe pse, të mosnjohur si komb nga Lidhja e Kombeve, krijuan një kombëtare futbolli dhe futbollistët “lal” dhe “lab” që deri në atë kohë luanin me Kombëtaren e Futbollit të asaj që kishte ngelur nga vendi i quajtur Shqipëri, shkuan të luanin me Kombëtaren e Futbollit të kombit të ri të olelezëve…

“Po më thoni të ndalem, sepse… Edhe imagjinata duhet të ketë një kufi! Sepse… Ajo që po tregoj nuk është një rrëfenjë imagjinare por një rrëfenjë absurde!”

Rrëfenjë absurde?

E si mund ta quani absurde ndërkohë kur, ekranet e TV tuaj, gëlojnë nga pamjet e sportistëve shqiptar nga krahina shqiptare e Kosovës, që druhen, kanë turp apo frikë, të shpalosin krahas flamurit të shtetit të Kosovës (qytetar të të cilit tashmë janë) edhe flamurin që tregon përkatësinë e tyre kombëtare?

Si mund të jetë e tillë kur faqet e mediave elektronike, gjëmojnë, dridhen dhe përloten, nga fjalimet e sportistëve (fjalime të cilat, nuk ngjajnë aspak si të dalë nga zemrat e panjolla të sportistëve por nga penat e ndyra me gjak e me llumë të politikës) që ja kushtojnë medaljet olimpike “kombit të ri të Kosovës”, pa guxuar qoftë edhe një herë të vetme të përmendin fjalët, Shqipëri dhe shqiptar?

Rrëfenja e Olelezëve nuk mund, nuk duhet t’ju ngjaj aspak absurde ndërsa shihni se si, ngadhnimi Olimpiko – mediatik i flamurit të “kombit të ri” kosovar mbi atë, flamurin e vjetër, flamurin me shkabë të zezë, flamurin e njomur dhe pluhurosur nga gjaku i dhjetëra qindra betejave që shqiptarët kanë kryer për ti mbijetuar zhdukjes, flamurit të heronjve që na e kanë lënë trashëgim të parët, flamurin pa të cilin sot nuk do të ekzistonim, flamurin e Skënderbeut, u pasua thuajse si të ishte pjesë e një programi të mirë përcaktuar, nga lajmet  për futbollistët që braktisnin kombëtaren e futbollit të Shqipërisë për të shkuar tek ajo e Kosovës.

Shumëkush prej nesh, nuk dyshoj aspak, me zemër të pastër dhe shpirt të sinqertë, u nxitua ti mbronte sportistët që shpërfillën flamurin e vjetër të kombit tonë të vjetër, me arsyen se sporti nuk duhej ngatërruar me politikën, se sporti, nuk është politik!

Sporti nuk është politik!?

Nga leximi i Historisë, të vetmes dituri që mund të shërojë plagët (ekonomike, shoqërore dhe politike) që torturojnë shpirtin e kombit shqiptar, do të mësonim se, lindja e sportit konkurrues (ai ku fituesi nderohet me një çmim) është pjellë pikërisht e politikës. Zhvillimi i Olimpiadave antike (të quajtura më pas panhelene) zuri fill nga nevoja e përfaqësuesve të mbretërive dhe qytet – shteteve të Greqisë qendrore dhe jugore për të kryer takime politike gjatë të cilave do të nënshkruheshin aleanca ushtarake, diplomatike, tregtare, vendosej fillimi i një lufte apo fundi i një tjetre. Për këtë arsye, disa shekuj më pas nga data hipotetike e Olimpiadës I (776 p.e.s), pikërisht kjo datë, u konsiderua nga historianët si viti 1 i historisë së kombit të ri të quajtur Helen.

Një komb i ri që zë fill me një Olimpiad?

Mos ndoshta historia po përsëritet?

Apo…

Ndoshta dikush po investon që historia të përsëritet?

Kush?

E kush tjetër veç politikës që kërkon me ngulm lindjen e një kombi të ri të quajtur kosovar (me një histori të re dhe një flamur të ri), njësoj ashtu si politikanët e mbretërive dhe qytet shteteve të Greqisë qendrore dhe jugore të fshehur pas datës hipotetike të olimpiadës I, shpallën krijimin e kombit të ri që quajtur helen?

Por…

Tamam njësoj nuk është, sepse, për fatin e keq të shqiptarëve, ky “kombi i ri” që politika ngjan se po kërkon të krijoj e fshehur pas emrit të olimpiadës dhe fitoreve olimpike, ngadhnimit mediatik të flamurit të “kombit kosovar” të shoqëruar nga harresa dhe shpërfillja për flamurin e kombit shqiptar, nuk është pjellë e bashkimit (si në rastin e përpjekjeve për krijimin e kombit helen!) por fryt i përçarjes, i copëtimit të kombit shqiptar.

Oh!

Le ti shmangemi këtyre hipotezave absurde dhe të vazhdojmë me mësimet e historisë.

Fuqitë e mëdha evropiane, mbasi krijuan në vitin 1832 shtetin e quajtur Greqi, shkruan për të një kushtetutë dhe përzgjodhën një mbret; thuajse gjysmë shekulli më pas, organizuan Olimpiadën I moderne për ti prezantuar botës krijimin, apo më saktë rikrijimin e kombit të ri helen (për më shumë sesi u krijua ky komb i ri mund të lexoni https://kulebujar.wordpress.com/2015/12/02/europa-dhe-profecia-e-j-g-hahn/).

Nga 14 vendet pjesëmarrëse në Olimpiad I, Greqia, kombi i ri helen, fitoi numrin më të madh të medaljeve, plot 46.

Si ishte e mundur që një vend si Greqia, më i prapambeturi dhe më i varfëri ndër të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse, të fitonte 46 medalje? Për të mundësuar triumfet olimpike të Greqisë, organizatorët e Olimpiadës, krijuan një ligj tejet të veçantë…

Në Olimpiadën e I ju ndalua pjesëmarrja të gjithë atletëve profesionist dhe, ashtu siç kishin parashikuar organizatorët, Greqia triumfoi.

Flamuri i ri i kombit të ri helen, u bë i njohur në mbarë botën. Gazetat e mbarë botës së qytetëruar shkruan për ringjalljen e kombit të Akilit, Agamenonit, Herkulit, Maratonomakut edhe pse, ajo, e vërteta ishte disi e ndryshme…

Mes përfaqësuesve të kombit të ri helen që fituan një medalje në Olimpiadën I, ishte edhe fituesi i garës së maratonës, Spiridhon Louisi. Këto ditë olimpiadash, famujsh që ngrihen dhe famujsh që shpërfillen, “harrohen” të mbarten mbi krahët e fituesve, mediat shqiptare do të shpallnin zbulimin e radhës se; Spiridon Luisi ishte arvanitas… Pra shqiptar… Pra, që shqiptarët kishin fituar medalje edhe në Olimpiadën I!

E vërteta e hidhur është se, Spiridon Luisi ishte…

(fundi i pjesës I)

Pjese nga libri  YllI I BIJEVE TE PELLAZGUT me autor Bujar Kule. Mare nga faqja elektronike e autorit.

The post SPORTI, OLIMPIADAT, POLITIKA DHE… RRËFENJA E KRIJIMIT TË NJË KOMBI TË RI! Autor Bujar Kule appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>