Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

MË HAP DERËN SHKOLLA IME… Nga Ilmi Tahiri Podujeve

$
0
0

MË HAP DERËN SHKOLLA IME

Shkolla filloreMë hap derën oj shkolla ime,
erdha , erdha nga ato vegime,
në mërgim për atdhe edhe shkollë
qante ,qante ploë dënesë zemra ime,

nëpër ëndërra edhe zgjime,
tek ti ishte mendja ime,
ëndërra, malli , dashuria ime,
a je shuar , kush të mbylli
në liri , o dritë arta ime,

hape derën moj shkolla ime
këtu për tetë vite kam marrë
dije, mësime, dhe plotë tre vite
unë tek ti kam dhënë dije ligjërime,
punë suksese edhe mësime,
kur në robëri ishte Kosova ime,

m’a hap derën ti shkolla ime,
malli, vuajtja, dhembja ime,
e mjeruar, e mjeruar, edhe
e mbyllur qenka shkollla ime,
çfarë po shoh edhe po ndjej
kurrë mos të ndjejë qenja ime,

Zot im qenka mbyllur kjo
shkolla ime, a s’ka nxënës
për mësime, a kanë shkuar
në pushime, ma thuaj Zot ,
ma thuaj tani ti shkolla ime ,

me hap derën , më hap derën
lumturia ime, që ti shoh ato banka ,
ata nxënës, libra ,lapsa , ditarë
shkumësa që ti shoh ato kujtime,
në shpirt dhe zemer dhimbja ime,
qani ti zemër, qaj atdhe , vendlindja ime,

mirë se erdhe , o i ndritur
mall për ty ndjeva përsëritur,
eh mjerim jeta fati dhe pushteti
më kanë shuar , më kanë venitur,
dhe banorët më kanë braktisur,
këtu s’ka më as zhvillim , as të përsëritur,
errësim i ka përfshirë atdhe
edhe mua shkollën tuaj rreze ndritur,

unë po qaj e gjora shkollë
muaj më parë mbaroi mësimi,
punë dhe orë, i pa fat paska
qenë muaj qershor, i dha fund mësimit
në shkollë, s’ do filloj as në shtator,

eh çfarë po shoh dhe dëgjova
e imja shkollë, kështu qenka
i imi atdhe, kështu qenka
e imja Kosovë, mjerim jete,
mjerim jete si shkretirë qenka
mbetur kjo malesi dhe e imja shkollë,

m’a hap derën e imja shkollë,
ti buzëqeshje moj dritë artë ,
qenke bërë mjerim dhe vaj ,
qenke mbushur pikëllim e lëre
njollë, kush do vij në bankat tuaja
kur s’ ka nxënës në shtator,

me kujtime, dashuri edhe shpirtëra
tanë, ti sërish fillo mësim edhe orë,
ndjej të qeshur , dhe gazmor,
zilja të bie dhe kujtimet të dalin
tok të mbedhura në oborrë pasi të mbaroj orë
të hapet dera , klasët tuaja dhe korridor,

punë, punë por kërkojnë
mësimdhënes dhe profesorë
që po bredhin nëpër rrugë
nëpër sheshe dhe në oborr ,
mendjendriturit mallkojnë veten
pse jemi bërë profesor , qeveri
dhe komunë nuk jetohet
pa bukë, punë kështu me zor.

Zoti im që Ti më sheh , Ti më dëgjon,
rikthe jetë , shpresë, mësim gjalleri
edhe punë në atdheun tonë,
s’ paska dhimbje më të madhe shpirti
se kur sheh të mbullura shkollë ,

kah po shkon kështu nga liri në errësim
atdheu dhe kombi i jonë, kush po e nda
l sot shtimin tonë, po, po , o Zot frika
nga mjerimi dhe varfëria dhe keq qeverisja
janë fatkeqësia e atdheut dhe kombit tonë,

Autor : Ilmi Tahiri

 

The post MË HAP DERËN SHKOLLA IME… Nga Ilmi Tahiri Podujeve appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>