SHQIPTARË
Shqiptarë njerëz të ditur, puntorë
trima dhe krenarë, kuq e zi shqiponja
me shekuj të ndarë, na coptuan
ca fuqi por s’na mposhtën dot
pushtues , robëri dhe barbarë,
lerëni inate teke të përqarë,
të mos mbetemi ende kështu të ndarë,
nga robëritë dhe luftërat
dhimbje ,plagë ende s’na janë ndal,
hej atdheun askush s’guxon
për ta fal, as vajzë, as djalë,
plumbin në ballë nga trima
dhe legjendarë, gjak, troje , jetë
askush s’ ka për të falë,
shqiptarë popull i ndritur dhe krenarë
politikës thuaj qartë për falje
nuk ka as fjalë , e lëre këto troje
akoma fqinjëve për t’ua falë,
politikë ju bëni tuajën garë
jo kështu sikur tani mes veti
të urryer dështuar dhe të përqarë,
atdheu do bashkohet sa më parë,
në keni dashuri dhe gjak shqiptarë
lereni inatin , interesin, teke
lakmi për pushtet dhe të përqarë,
politikë bëni punë të mira pa ndal,
lerëni eufuri, oratori të thata dhe fjalë
bashkoni dije , punë , qëllim për të
bashkuar komb edhe atdhe sa më parë,
sikur që bënin në fronte dikur legjendarë,
ju me dije punë paqe dhe jo të përqarë,
atëherë do ju japim votën
kush është më i mire , kush më atdhetarë,
ky atdhe edhe komb të mos
mbetet akoma i mjeruar i ndarë dhe i përqarë,
kështu siç është sot i coptuar e duan
armiq , qyqarë tinzarë dhe tradhtarë,
shqiponja të ndritura, ju trima
atdhetarë, një qëllim mbarëkombëtarë
të bashkojmë atdheun dhe kombin shqiptarë,
tek atëherë do të lulëzojë jeta,
puna , suksesi ardhmëria dhe çdo garë.
andaj bashkoni mendje, dije, zemra ,
të gjithë ju shqiptarë, atdheu dhe kombi
do të bashkohen asgjë me s’ mund që ti ndalë,
Autor : Ilmi Tahiri
Më : 30 . 06. 2016. Podujevë
The post SHQIPTARË. Poezi nga: Ilmi Tahiri Podujeve. appeared first on .