Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

NESËR Do ngarkoj mallet të tëra….Skender Laze Trebeshina 27 Korrik 2016 Brescia

$
0
0

NESËRSkender Laze Trebeshina

Do ngarkoj mallet të tëra
do lundroj mbi lotin tim
do fryjë nesër siç fryn era
për nga lind dielli në agim!

Për nga lind dielli dhe hëna
do kthehem nesër me nxitim
atje tek gjurmët e lëna
ku më pretë vendthi im!

Nga lind dielli dhe lind hëna
atje ku më pretë dhe Nëna
t’i dëgjoj dhe njëher zën’
do ta mar detin më këmbë!

Detin do ta mar më këmbë
dhe dallgët do t’ja bëj zap
rrufet do ti ha me dhëmbë
dhe për tutje do iki prapë!

Nuk më ndal as Zoti vetë
të kthehem tek Nëna ime
se Ai me Nënën më pretë
të kthehem në vendlindje!

Duro Nënë, duro dhe pak
nesër nisem menjëher
malli im n’ zjarr dhe flak
vullkan që kurrë s’u shter!

Nuk u shter malli i zemrës
një çerek shekulli mërguar
syrit u ter loti i Nënës
pikon shpirtit i përvluar!

Skender Laze Trebeshina
27 Korrik 2016 Brescia

The post NESËR Do ngarkoj mallet të tëra….Skender Laze Trebeshina 27 Korrik 2016 Brescia appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

Latest Images



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>