FERR DHE MJERIM PA NDALEdhe kjo verë e nxehtë,
verë e valë,
nga nxehtësia e madhe
u dogjën kontenjerë
e lëre ne njerëzit e gjallë,
për ne as zgjidhje ,
as dhimbje , as fjalë,
padrejtësi dhimbje mjerim,
thirrje për ndihmë , zgjidhje
dhe shpëtim , politikë
dhe ju pushtetarë mbi ju
nga zemrat dhe shpirtërat tanë
derdhet pa ndal univers mallkim,
ndalne ju mbi ne këtë ferr ,
ndalne mbi ne ju tuajin krim.
këtu nuk gjejmë prehje
as mbremje as agim ,
o Zoti ynë pse për ne
kontenjeri strehë dhe shtrati ynë,
këtu është ferr, këtu është mjerim,
këtu është sikur robëri,
këtu është krim mbi këta njerëzi,
të njejtë për ne gjithë
parti , ashtu edhe komunë dhe qeveri,
nuk gjejmë dot hije,
per tu freskuar sado pak vallë,
njerëz pa shpresë
po treten kështu më mirë
të mos ishim dhe gjallë,
freski , freski u tretem
për së gjallë gati dy dekada
ferr gati të pjekur , të tretur
këtu në kamp njerëzit e gjallë,
komunë dhe qeveri
a s’ ju vjen turp , as gjynah
për njerëzit e gjallë,
ju na keni futur këtu sikur
strehë më parë, por po tretemi ,
po tretemi këtu për të gjallë,
ne shpëtuam nga luftëra
kur mbi ne bënin barbarë,
tani po tretemi dhe po shuhemi
në liri nga ky ferr i gjallë,
qeveri dhe komunë
gjithë ju pushtetarë,
shihni femijet tuaj ,
në llukse , freski dhe
lumturi pa ndal, ju s’keni
mëshirë as drejtësi për ne ,
ju s’keni , as dhimbje ,
por mëri dhe fjalë ,
për ju ne jemi njerëz të pa vlerë
sikur të ishim mbeturina vallë.
pa përgjegjesia e juaj
u bë për ne ferr i gjallë,
lerëni mëri , inate dhe fjalë,
po treteten bijte dhe bijat
e atdheut në këtë kamp
turpi për ju vite pa ndal,
mjete keni mjaftë ,
për ju pushtetarë,
nëse nuk keni për ne,
merrni hua ato vallë, shpëtoni
njerëzit tuaj , mos u bëni
të njëjtë sikur babrbarë,
kjo që po ngjet mbi ne
ështe krimi i juaj mbi ne
në liri , o ju pushtetarë,
ne po tretemi , po tretemi
nga vapa , uria ,mjerimi dhe të
ftohtit dimrit pa ndal, mos na vrisni
me tej kështu , edhe jemi
njerëz me vlerë, dhe me
shpirt të gjalle, të mjer ju
të ligë , paskeni qenë ju pushtetarë,
mos bëni krime në liri mbi ne,
sikur në robëri që bënin barbarë
për liri ne dhuruam gjak ,
për ju votë besim pa ndal ,
atdheu është i të gjithëve,
jo vetëm për ju pushtetarë.
jo vetëm per ju të ligë dhe të marrë.
Autor : Ilmi Tahiri
The post GATI DY DEKADA MBI NE FERR DHE MJERIM PA NDAL. Apel per pushtetaret kosovar… appeared first on .