KRYEPRINCI, ME NJI PROROSI:
Gjergj kryeprinci po i qon “selam”,
historianve, që i kan trutë me vjamë:
Un jam gjallë, edhe jetë s’kam ndrrue,
sa t’kem shqipet, un që i kam bekue:
Jasht me i shporrë prej t’shejtes Arbni,
kta mij fushash, drejt e për n’Turqi.
Se koleren ardhë kan me na prue,
shpirtë e zemer prap me na helmue…
Gjithë shqiptart jan pra Kastriota,
për trimni që i ka njoftë gjith bota…
Mledhni ment pra, sa s’jemi terbue,
shqipen sorra, s’ban me zavendsue.
S’jemë prej fare, ne qakall shkretine,
me ngulë dhambë, n’eshtna t’ndoj coftine.
Por jem shqipet, e bjeshkve t’Ilirisë,
dhe bij zotnash, pjellë e Pellazgjisë…
Bashkim Buxhovi
The post KRYEPRINCI, ME NJI PROROSI. appeared first on .