Me shkasë: 28 qershori,
Vidovdani, një histori e rreme Serbe që festohet nga kisha Ortodokse dhe shteti DITËN E VIDOVDANIT BEOGRADI ZYRTAR DON TË SHËNDRRON NË FITORE 28 qershor 2016,
Shkruan:
Mediat shkruajn që me rastin e 28 qershorit nesër bëhëtë përurimi i shtatores së ,,Car Llazarit’’ në Mitrovicë,ndërsa në Preshevë ka tre vjet që është hequr Lapidari UÇPMB-së. Nuk lejohet shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit pasi ishte bërë kërkese me shkrim. As shtatorja e Nënë Terezës nuk lejohet në Medvegjë, është duke u penguar shtatorja e shkrimtarit Naim Frashëri që është vendosur gati në çdo qendër të Europës.
Beogradi zyrtar në Graçanicë ka vendos mbretin Millutin, nesër po pregaditet të vendoset Car Llazari,pas këtyre sigurisht Sllobodan Millosheviqi i ndjer do të vjen në rendë. Lapidari i mbretit ,,Car Lazari’’ në Mitovicë me një lartësi prej 17 metra mendohet të përurohet zyrtarisht në ditën 28 qershor pra për të kujtuar 1389 pas 627 vjetorit kur Serbia kishte shënuar humbjen e Betejëse së Kosovës.
Kjo i bjen me rastin e fillimit të luftës së armatosur të UÇPMB-së,datës së nënshkrimit të marrëveshje së Konçulit apo me një e dy mars të vitit 1992 kur u mbajt referendumi i kësaj Krahine shqiptare që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën të shkon Tirana apo Prishtina zyrtare të ngrisin shtatore.
Lapidari është hequr ne Preshevë 20 Janar 2013,pra para tri e sa viteve,ende nuk është kthyer. Pyetja : A thua a mbet ndonjë kral,shkrimtarë e figurë që nuk është vendosur apo nuk kan plan ta vendosin si shtatore, lapidar, përmendore në Kosovë e që as në Serbi nuk i kan vendos. Datën 28 qershori, që njifet vidovdan, Beogradi zyrtar don të shëndrron në fitore por në fakt, realisht dhe objektivsisht është një histori e rreme Serbe që festohet nga kisha Ortodokse dhe shteti. Por, pse në këtë rast pikërsisht në Gazimestan pasi Kosova nuk ishte , nuk është dhe nuk do të jetë tokë e Serbëve kur mundë të festojn në Beograd.
The post Vidovdani, një histori e rreme Serbe që festohet nga kisha Ortodokse… Opinion nga Refik Hasani. appeared first on .