Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

Bashkia Berat I dorezon titullin me te larte “Qytetar Nderi” ,z.Pierre Pandeli Simsia.

$
0
0

Qytetar nderi i Beratit z. Pierre-Pandeli SimsiaPandi duke folur

 Ne ambientet e Pallatit te Kultures ” Margarita Tutulani ” ,me vendim te Keshillit Bashkiak ,Kryetari I Bashkise Berat z.Petrit Sinaj, I dorezoi titullin me te larte “Qytetar Nderi” ,z.Pierre Pandeli Simsia, duke rikonfirmuar keshtu qartesisht edhe vendosmerine e Bashkisë se re te Beratit per identifikimin, vleresimin e promovimin e artisteve beratas dhe ne pergjithesi te intelektualeve sipas piramides se vlerave dhe kontributit.
Pierre Pandeli Simsia, nje artist, nje atdhetar, nje promovues i vlerave,qe prej vitesh jep kontributin e pacmuar ne diasporen shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per promovimin dhe zhvillimin e vlerave me te larta beratase dhe shqiptare , nepermjet krijimtarise letrare dhe muzikologjise, angazhimit intelektual dhe punes se palodhur qe reflektojne qarte ne tablon e jetes se tij.( Bashkia Berat)Manka

Pandeli -Pierre Simsia Këshilli i Bashkisë Berat, mbështetur në ligjin nr. 8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” neni 32, germa m, Ligjin Nr.112/2013 “Për dekoratat, titujt medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” VKM Nr. 861 datë 16.12. 2014 “Mbi miratimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit ” VKB Nr 29, datë 29.04.2003 Vendosi :

1. T’i jepet titulli “Qyetar Nderi” z.Pierre-Pandeli Simsia Me Motivacionin: Për kontributine tij të çmuar në emigracionin shqiptar në Sh. B. A. njohjen, përhapjen e kulturës dhe vlerave të artit të qytetit të Beratit dhe për botime cilësore në fushën e krijimtarisë letrare dhe atë të muzikologjisë”

2. Me ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e BNJMP dhe Juridike. KRYETARI I KËSHILLIT TË BASHKISË Nikoleta Manka.

Është zhvilluar sot ceremonia e dhënies së Titullit Qytetar nderi I Beratit një prej intelekrualëve më aktiv të këtij qyeti Pierre Simsia .Në këtë ceremoni titulli morën pjes kreu i bashkisë Petrit Sinaj prefekti qarkut Fadil Nasufi si dhe shum intelektual e të afërm si dhe qytetar e bashkënjohës të z.Simsia . Ceremonia u zhvillua në ambjentet e pallatit të kulturës Margarita Tutulani. Pandi pjesmaresit

Nikoleta Manka kryetarja e Këshillit bashkiak duke  i dorëzuar titullin e nderit me motivacionin Këshilli bashkiak vendim nr 13 dat 20 01 2016 I jep zotit Pjerre Simsia për kontributin e tij të cmuar në emigracionin shqiptar në ShBA botime cilësore fushën e letërsisë njohen prezantimin dhe përhapjen e kulurës me vlerat të artit qytetit Beratit dhe në diasporë mbrojtjen e cështjes Shqiptare vecanërisht Kosovës Çamërisë dhe shqipëtarëve që jetojnë në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Titulli iu dorëzua në  pranine e kreut te bashkisë Beratit Petrit Sinaj .    

Përshëndetja e Pjerre Simsisa: Vij nga SHBA në këtë sallë shoqëruar nga bashkshortja ime falenderoj gjith ju qytetarë të nderuar falenderoj krerët ekëtij qyteti gjith ata që menduan për të më dhën katë titull nderi falenderoj bashkinë e BERATIT për këtë nder që më ka bërë .Duke kujtuar fëmijërinë si dhe vitet që kam  kaluar në qytetin e Beratit, Pjerre kujton me nostalgji e shum mall mësuesen etij të dashur Parashqevi Sahatci.

Rreth jetës dhe veprimtarisë së Pierre- Pandeli Simsia

Panndeli Pierre Simsia flet me shum modesti për jetën etij duke na treguar shum pak nga ajo veprimtaari e ngjeshur që ai ka bërë dhe vijon të bëjë . I lindur më 21 qershor, 1960 në lagjen Gorricë, të qytetit të Beratit në familje autoktone qytetare beratase nga prindërit e mi të ndjerë: Athina dhe Angjellar Simsia. I dashuruar me letërsinë jam që në bankat e shkollës. Ajo “dashuri” ndikoi që, të vlerësohej me notë maksimale dhe për këtë, meritë të madhe dhe të veçantë kanë mësueset e nderuara të qytetit tonë Kështu e ka nisur fjalën e tij qytetari Beratas Pierre Simsia : Një dashuri nderim për mësueset Parashqevi Sahatçi, Liri Zaka, Elpiniqi Papa dhe Zyma Berisha nga Kosova, të cilat me një përgatitje të lartë, me përkushtimin dhe përgjegjësinë e mësimdhënies tek çdo nxënës, ndikuan edhe tek mua të kisha ato rezultate të larta. Në vitet e hershme të rinisë sime vijon Simsia , me dëshirën për të shkruar edhe vjersha, pasi kam qenë i dashuruar shumë edhe me muzikën e bukur shqiptare, veçanërisht muzika e lehtë, ëndëroja të shkruaja tekste këngësh. Dhe, disa nga ato vargje u bënë këngë. Në fillimvitet 90-të, vitet e ndyshimit të sistemit politik në Shqipëri. Pandeli SimsiaNë  Prill të vitit 1991, në moshën 30 vjeçare jam larguar nga qyteti im Berati dhe Shqipëria në drejtim të Greqisë; në Athinë, ku punova dhe jetova gjashtë vjetë. Edhe në Athinë, përveç vështirësive të jetës së emigrantit në një shtet të huaj, në një sistem politik krejt ndryshe nga ai që ishim rritur ne dhe që e lamë pas, unë gjeja kohë të shkruaja publicistikë dhe tregime të ndryshme. Ato tregime unë i mbaja në fletore, në sirtarë dhe prisja që një ditë të shihnin dritën e botimit. Në atë kohë, në Athinë, në fshehtësi botohej gazeta EGNATIA, një tribunë e shkëlqyer shqiptare për të gjithë emigrantët shqiptarë. Nëpërmjet njohjes me shkrimtarin Albert Zholi, u aktivizova me publicistikë në atë gazetë. Përmend edhe shkrimtarin Kolec Traboini që ka bërë një punë të shkëlqyer në botimin dhe shpërndarjen e asaj gazete tribune shqiptare në Athinë. Pas gjashtë vjetë qendrimi në Athinë, në korrik të vitit 1997, familjarisht, me bashkëshorten dhe dy djemtë tanë të vegjël, fluturuam për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nju Jork, si fitues të Llotarisë Amerikane për tu berë banorë të përhershëm të Amerikës, ku vazhdojmë edhe sot të punojmë dhe të jetojmë. Sigurisht edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të rija pa shkruar, madje të nxirrja edhe nga sirtaret krijimtarinë time të mëparshme letrare për të parë dritën e botimit. Jam anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë prej 15 (pesëmbëdhjetë) vitesh, shoqatë kjo, e njohur dhe e ligjëruar nga shteti amerikan. Në dy mandate kam mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm të shoqatës shkrimtaro-amerikanë. Në vitin 2005 dola para lexuesit me vëllimin me tregime: “Le të jem unë Zamira…” botuar nga Shtëpia Botuese “Arbëria”, promovimi i të cilit u bë në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë. Është vlerësuar nga kritika letrare e asaj kohe. Në muajin korrik, 2005 Revista KULT nga Çelësi, këtë libër e ka renditur të parin në klasifikim. Një vit më vonë, dola para lexuesit me romanin “Një dashuri e vrarë” po nga e njëjta shtëpi botuese, roman që është mirëpritur nga lexuesi dhe kritika letrare dhe që është ribotuar deri tani tre herë. Më pas, kam dalë para lexuesit me: vëllimin me tregime “KAFEJA” Vëllimi voluminoz “FALEMINDERIT Shënime nëpër vite” # 1 përmbledhje në publicistikë, reportazhe, esse, bashkbisedime, recensione librash… Numri #2 i përmbledhjes është në punim e sipër. Libri monografik “Dr. Selahedin Velaj, Legjenda vlonjate në Amerikë” i cili u promovua në Vlorë në sallën e Bibliotekës “Shefqet Musaraj” dhe që pati sukses. Romani “Nuse në derën e hasmit” botuar nga Shtëpia Botuese TOENA, promovimi i të cilit u bë në sallën e Ministrisë së Arësimit dhe Kulturës në Tiranë. Është mirëpritur nga lexuesi dhe kritika letrare. Kam shkruar vazhdimisht në shtypin e pavarur në Shqipëri, si edhe në shtypin shqiptaro-amerikan që botohet në Nju Jork: Gazeta “ILLYRIA” gazeta “DIELLI” si edhe në shtypin shqiptar që botohet në shtete të ndryshme: Kanada, Danimarkë, Londër. Pjesë e shkrim-publicistikës sime, sigurisht, janë edhe ato që unë kam shkruar për qytetin tonë Beratin e ndritur dhe personalitete të ndryshme të Beratit. Si krijues letrarë këtu në Diasporë, në Sh.B.A. jam vlerësuar disa herë me çmime të ndryshme letrare: Çmimi i parë në gjininë e romanit nga revista FotjonArt, gjithashtu edhe çmim të parë në gjininë e tregimit po nga e njëjta revistë. Jam vlerësuar me çmimin letrar “Petro Marko” nga Revista KUVENDI. Në konkursin e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, jam vlerësuar me çmimin letrar më të lartë “Pena e Artë” Kam qenë kryetar dhe disa vite radhazi anëtar jurie në konkursin e përvitshëm që zhvillohet në Michigan nga Revista KUVENDI. Duke qenë anëtar jurie për disa vite në aktivitetet e ndryshme letrare, më ka “penguar” që unë të mos paraqes pjesë nga krijimtaria ime letrare në ato konkurse. Jam aktiv në aktivitetet e ndryshme që zhvilloheshin.

Shkrim nga Mimoza Haxhialiu Berat .Moza

The post Bashkia Berat I dorezon titullin me te larte “Qytetar Nderi” ,z.Pierre Pandeli Simsia. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>