Pershtati per lexuesin :
Illyrian Max Maxhuni![Rethimi Turk]()
Dëshmi tmerruese nga vet kronistët turq mbi Gjenocidin ndaj të parëve tanë!
Tursun Beu…..
ishte HISTORIANI i SULLTANIT Mehmetit II, i cili ishte prezent gjate pushtimit te Shqiperise. Lexoni pak se cili ishte arkitekti i pameshirshem i Genocidit, qe per fat te keq shume vete ne trojet shqiptare vijojne ti quajne vellezer. Ai ishte perbindshi Sulltan Mehmet Fatihu per Shqiptaret xhamia e te cilit eshte ne mes te Prishtines!!! Kronikani Qemal Pashë-Zade shkruan, se: “Me urdhër të Padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër.” Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë, se: “Shqiptaret preferonin më mirë vdekjen, se sa të binin në duart e turqve. Disa ilirianë, duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë.” I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih largohet nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Kidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet ‘Vdekje shqiptarëve!’ dhe ‘Allahu Akbar!’ osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht në emër të allahut “mëshirëmadh.” Vetëm në këtë qytet humbën 20.000 mijë shpirtra të pafajshëm. U masakruan nën klithmat ogurzeza ‘Allahu Akbar.’ “Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit e Lezhës. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, kryekrimineli islamik Fatih, ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me islamikë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qëndrore. (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, BURIME OSMANE, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1968, f. 380- 381-382.)
The post Dëshmi tmerruese nga vet kronistët turq mbi Gjenocidin ndaj të parëve tanë! appeared first on .